Dy burime konfirmojnë se karta e radhës në serinë Ampere GeForce RTX 30 do të jetë RTX 3060 Ti. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim për datën e lëshimit të RTX 3060 jo-Ti. Modeli jo-Ti pritet të jetë çip i tret Ampere GA106, por me sa duket nuk është ende gati. NVIDIA GeForce RTX 3060 Ti do të ketë çipin GA104-200 me 4864 bërthama CUDA (1024 bërthama ose 8 SM më pak se RTX 3070). Si RTX 3070, ky model do të vijë me 8 GB memorje GDDR6 me shpejtësi 14 Gbps, 256-bit. Natyrisht, ky model do të kërkojë më pak energji. Thuhet se kartat e partnerëve do të jenë 200W, që nënkupton se bordi i referencës është diku afër 180W. Nëse ky numër është i saktë, atëherë RTX 3060 Ti do të konsumojë pak më shumë energji sesa RTX 2070 dhe RTX 2060 SUPER, të vlerësuar me 175W. Data e nisjes nuk është konfirmuar ende, por hartat e brendshme tregojnë për në fund të tetorit. Nuk dihet pse NVIDIA vendosi të lëshojë së pari modelin Ti, por mendohet se AMD mund të ketë një ofertë të fortë në shtresën e mesme, ku RTX 3060-ja e thjesht nuk do të ofronte një konkurrencë të fortë.
NVIDIA GeForce RTX 30 Series (Full Rumored Lineup) | |||||
---|---|---|---|---|---|
GPU | Board (FE/REF) | CUDA Cores | Memory | Launch Date | |
RTX 3090 | 8nm GA102-300 | PG136/132 SKU 30 | September 24th | ||
RTX 3080 20GB | 8nm GA102-200 | PG133/132 SKU 20 | After Big Navi | ||
RTX 3080 10GB | 8nm GA102-200 | PG133/132 SKU 10 | September 17th | ||
RTX 3070 Ti | 8nm GA104-400 | PG142/141 SKU 0 | After Big Navi | ||
RTX 3070 | 8nm GA104-300 | PG142/141 SKU 10 | October 15th | ||
RTX 3060 Ti | 8nm GA104-200 | PG190 SKU 10 | Late October | ||
RTX 3060 | TBCnm GA106 | TBC | TBC | TBC | No date |