Mesa duket NVIDIA nuk ka përfunduar ende me familjen Pascal, një tjetër kartë, GeForce GTX 1070 Ti do ti bashkohet asaj së shpejti.
E përfolur prej kohësh karta e re GeForce GTX 1070 Ti me shumë gjasa do të dalë në treg me 26 Tetor 2017 si pas Nordic Hardware.
Sipas kinezëve të MyDrivers GeForce GTX 1070 Ti është e krijuar që të jetë pothuajse po aq e shpejtë sa GTX 1080. GTX 1070 Ti përmban 2432 bërthama CUDA, 152 TMUs, 64 ROPs, dhe me memorje 8 GB GDDR5, 256-bit.
Karta pritet të ketër rendimentin (dhe të jetë me çmim) brenda 12 përqind të GTX 1080.
GTX 1070 Ti është përgjigja e NVIDIA’s ndaj AMD Radeon RX Vega 56.
