Zërat rreth hedhjes në treg të një tjetër karte Pascal janë tashmë zyrtarizuar, Nvidia shton GeForce GTX 1050 3GB në formacionin e tyre.
Karta e ‘re’ ka të njëjtin numër të bërthamave CUDA si GTX 1050 Ti, 768. Çuditërisht, kjo kartë ka një frekuencë bazë me 102 MHz, dhe turbo 126 MHz, më të lartë se modeli Ti.
Pra, në letër kjo kartë është me e fuqishme se modeli TI.
Ndryshimi më i madh mund të shihet në konfigurimin e memorjes, GTX 1050 2GB nuk është një zgjedhje e mirë për 1080p me struktura të larta. 2 GB janë thjesht të pamjaftueshme, GTX 1050 me 3GB është një alternativ interesante.
Me 3GB GDDR5 dhe 96-bit, arrihet deri në 84 GB/s bandwidth.
Por për kë është kjo kartë? Normalisht për lojëra të lehta në grafik siç janë shumica e lojërave online MMO.
A është kjo karta grafike e fundit e serisë 10 para se të kalojmë më në fund tek arkitektura e gjeneratës së ardhshme?