You are currently viewing NVIDIA Hedh Në Treg TITAN V Për 3000$

NVIDIA Hedh Në Treg TITAN V Për 3000$


Nga asgjëja Nvida bën një shpallje surprizë të bujshme duke hedhur në treg një tjetër kartë grafike Titan.
Nvidia po e promovon këtë kartë për punë kalkulimi në fusha të ndryshme shkencore, deri më sot seria TITAN, cilësoheshe si çipi i plotë grafik për entuziastë, pasi për punë profesionale Nvidia ka seri të tjera si p.sh Quadro, por me sa duket Nvidia po kërkon treg të ri për serinë Titan.
TITAN V super e shtrenjtë por edhe super e fuqishme bazohet në çipin grafik Volta i fabrikuar më proçesin 12nm, përmban plot 5120 bërthama CUDA, 21.1 miliardë tranzistorë dhe 12 GB memorie HBM2.
Karta ka të njëjtën paraqitje të TITAN Xp por me ngjyra floriri, zë dy fole në bord, dhe kërkon 1 8-pin dhe 1 6-pin, 250vat.
TITAN V tashmë është në dispozicion për shitje përmes dyqanit NVIDIA për 3000 dollarë.

Burimi: VideoCardz