NVIDIA mund të prezantojë serinë e re ‘Ampere’ të GeForce GTX 2080 dhe 2070 në Mars të këtij viti

NVIDIA mund të prezantojë serinë e re ‘Ampere’ të GeForce GTX 2080 dhe 2070 në Mars të këtij viti

Sipas disa zërave që po qarkullojnë në 3DCenter, gjenerata e ardhshme e kartave grafike të konsumit nuk do të bazohet në arkitekturën “Volta” por “Ampere”.
Serisë Pascal tashmë ika ardhur fundi, pasi kompania ka përfunduar prodhimin e çipit GP102 që nga Nëntori i kaluar dhe është koha që kompania të paraqesë serinë e re të saj.
Sipas burimit, GeForce GTX 2080 dhe 2070 të bazuar në çipin GA104, do të zbulohen Marsin e ardhshëm në konferencën me zhvilluesit e lojërave, GDC, ose në atë të teknologjive të reja të kartave grafike GTC.