NVIDIA Na Ngacmon Me GTX 970 Nga Disa Prodhues Si Dhe Disa Teste

NVIDIA Na Ngacmon Me GTX 970 Nga Disa Prodhues Si Dhe Disa Teste

NVIDIA e kaloi fazen e GTX 800 dhe shkoi direkt tek GTX 900. Ka shume info te rrjedhura ne internet per keto karta dhe sidomos GTX 970 dhe GTX 980. Keto jane versionet e para High End te arkitektures Maxwell me CUDA e reja me eficence shume me te larte se Kepler si ne fuqi procesimi edhe ne harxhim korenti.

Ky lajm i perket posacerisht GTX 970 dhe disa prej parametrave te rrjedhura dhe disa teste nga 3DMark ku mund te jepet nje gjykim paraprak se ku do te vendoset kjo karte krahasuar me gjeneraten e kaluar GTX 700.

57e

GTX 970 dhe GTX 760 krahasuar njera me tjetren. Kjo na jep nje ide se sa e madhe do te jete karta komplet dhe se cfare mund te presim si versione pas references. Cfare shikohet qarte ketu eshte mundesia per Quad SLI, Mundesia per versione me memorje 2-fish krahasuar me referencen si dhe mundesia per karta MiniITX. Tjeter gje eshte edhe korenti i cili perbehet nga 2 ushqime 8-pin.

64a

Versioni i pare i Zotac

62a

MSI na ngacmon me versionin e ri TwinFrozr V, qe duket i frikshem.

57b 57c

Galaxy GTX 790 eshte me nje ftohes metalik shume terheqes dhe pervec ketij edhe backplate shume sexy.

57g 57f

Pamje nga NVIDIA Control Panel. Driveri duket i panjohur per momentin.

57h 57i

Rezultati i 3DMark dhe disa teste temperature.

GTX 970 duket shume premtuese momentalisht. Me kete rezultat ne 3DMark 11 karta vendoset automatikisht midis GTX 780 dhe GTX 780 Ti, kjo duke mos patur parasysh potencialin qe mund te kete per overclock.

Parametrat si me poshte:

  • GPU identifikohet si “1C32”
  • 1,664 CUDA
  • 138 TMU
  • 32 ROP
  • 256-bit nderfaqje me memorje GDDR5
  • 4 GB memorje standarte
  • Frekuenca 1051 MHz core, 1178 MHz GPU Boost, dhe 7012 MHz (GDDR5-efektive) memorje
  • 224 GB/s brez memorje

Kjo i jep nje shtyse shume te madhe kartave grafike te gjenerates se re duke arritur te kaloje karta te brezit te kaluar qe kushtojne shume me shume dhe konsumojne shume me shume energji elektrike.

Seria 900 duket shume premtuese. AMD do ta kete shume te veshtire nese nuk shpik dicka te re dhe shpejt.