Nvidia nxjerr driver-in e ri GeForce 384.76

Nvidia nxjerr driver-in e ri GeForce 384.76

Mbështetje për Lawbreakers Open Beta dhe Spider-man: Homecoming VR.
Shton profil SLI për FIFA 17.
Shton një opsion të ri debug në NVIDIA Control Panel > Help menu. Përzgjedhja e këtij opsioni heq të gjitha performancat e overclocking dhe cilësimet e energjisë.
Rregullon parregullsitë me Command & Conquer Tiberium Alliances në NVIDIA Control Panel > Stereoscopic 3D Compatibility.
Rregullon bllokimin e CPU-së [bottleneck] kur 3DVision është e ndezur.
Rregullon luhatjet e forta të FPS në lojën Prey në kartat grafike GeForce GTX 1080/1070/1060.
Rregullon pamundësinë e regjistrimit direkt [streaming] të lojërave DirectX 12 me programin e Nvidia-s GameStream.
Rregullon mos hapjen e lojës Firefall.
Rregullon problemin kur GeForce GTX 970 në SLI nuk punon nëse Norton 360(qendroni larg norton) nuk është i fikur ose në Safe mode.
Rregullon korruptimin e grafikes [glitch] në DOOM kur përdoret ndërfaqja Vulkan.
Rregullon korruptimin e teksturës në No Man’s Sky kur SLI është e ndezur.
Rregullon riprodhimin e videos me programin Video nga Windows Store kur V-Sync është i fikur.

Për shkarkim kliko KËTU!