Kanë kaluar nëntë vjet që kur NVIDIA nxori serinë e saj të kartave grafike GeForce GTX 600, por mbështetja zyrtare për GPU-të e bazuar në arkitekturën Kepler (seria GeForce GTX 700/600), do të ndalet pas mbërritjes së Driver-it R470. Ju do të mund ta shihni atë të konfirmuar në tabelën më poshtë, e cila është në dispozicion në dokumentet zyrtare të prodhuesit.
Kepler mundësoi serinë GTX 600/700, të cilën shumë do ta kujtojnë për kartën e fuqishëme të asaj kohe GeForce GTX 780 Ti 6 GB GDDR5, e cila debutoi me një çip grafik NVIDIA GK110B në një proces prodhimi 28 nm nga TSMC, duke ofruar gjithsej 2880 bërthama, 240 TMU dhe 48 ROP me një frekuencë Bazë / Turbo prej 875/928 MHz. Së bashku me memorjen 6 GB GDDR5 384-bit, 336.6 GB/s, me një TDP prej 250W.
Për tu theksuar se GeForce GTX 750 Ti dhe GeForce GTX 750 nuk bazohen në arkitekturën Kepler, por në arkitekturën Maxwell dhe, për këtë arsye, nuk do të lihen pa mbështetje pas drejtuesve R470.