You are currently viewing NVIDIA përgatit GTX 1060 me memorje GDDR5X

NVIDIA përgatit GTX 1060 me memorje GDDR5X

Ka kohë që flitet se AMD do të lëshojë një version 12nm të Polaris, por nga krahu tjetër edhe NVIDIA po planifikon një rifreskim të GeForce GTX 1060, rifreskim që do të sjellë memorjen GDDR5X.
Lajmi vjen nga faqja e internetit e NVIDIA SHBA ku mund të gjendet rifreskimi i ri. Duke përdorur memorjen GDDR5X mbi GDDR5 NVIDIA është në gjendje ti përgjigjet AMD-s në çmim dhe rendiment, të paktën kjo është teza. Modeli i ri do të kushtojë 300$.

Modeli aktual ofron memorjen GDDR5 me shpejtësi 6 dhe 8 Gbps me bandwidth 192-bit . Modeli GDDR5X ka të ngjarë të marrë 9 ose ndoshta 10 Gbps duke ofruar një rritje të bandwidth deri në 240 GB/s (nga 192 GB/s aktual). Koha do të tregojë avantazhet e GDDR5X.
Pritet që rifreskimi Polaris të sjell 10 deri në 15% rendiment me kalimin tek proçesi 12nm, ndoshta memorja GDDR5X në GTX 1060 mund të ofrojë një rritje të ngjashme. Ky rifreskim na bënë të qartë se GeForce GTX 2060 nuk është në planet e NVIDIA-s të paktën jo në një të ardhme të afërt.