NVIDIA po zgjeron serinë GeForce GTX 1060 me një model të ri 5GB.
GTX 1060 5GB do të shfrytëzojë çipin GP106-350-K3-A1, me 1280 bërthama CUDA.
Është e pajisur me 5GB memorje GDDR5 me ndërfaqe 160-bit.
Me sa duket, motivimi kryesor i krijimit të modelit 5GB është që tu ofrojë sallave të internet-kafes një produkt me buxhet të ulët por që është në gjendje të ofroj 60 FPS në lojëra me rezolucion 1080p.
Sipas Kinezëve të Expreview, GTX 1060 5GB është ekskluzive për tregun Kinez, ku internet-kafetë gëzojnë një popullaritet shumë të madh.
Ndërkohë është zbuluar edhe karta e parë nga partnerët e Nvidias, online.
Bëhet fjalë për Gigabyte GeForce GTX 1060 5GB Windforce OC, e njëjta kartë me modelin 6 GB në paraqitje, por edhe në frekuencat e bërthamës, 1582/1797 MHz OC, dhe 1556/1771 MHz modalitet loje.