Pas daljes së RTX 2080 dhe 2080 Ti në treg, pritej dhe dalja e modelit më të ‘lirë’ 2070.
Disa e prisnin nga fundi i muajt Shtator por Nvidia ka bërë të ditur zyrtarisht se RTX 2070 do të dal me 17 Tetor të këtij viti.
Modeli founders edition i GeForce RTX 2070 do të shitet për 600 dollarë, 200 dollarë më shtrenjtë se gjenerata e kaluar GeForce GTX 1070.
Partnerët e bordit do të lejohen të shesin produktin duke filluar nga 500 dollarë, megjithatë siç kanë treguar kartat 2080 dhe 2080 Ti, kjo nuk është diçka që duket e mundur, pasi të gjitha kartat e partnerëve përputhen me çmimet e founders editon ose edhe më të shtrenjta.
Për specifikimet e plota shikoni tabelën më poshtë.