NVIDIA ka njoftuar se më 1 shtator do të organizojë një prezantim special. Ka të ngjarë që në këtë eveniment NVIDIA do të shpall zyrtarisht serinë e saj të re të kartave grafike Ampere. Vet Drejtori i Përgjithshëm i NVIDIA, Jensen Huang, do të prezantojë të rejat e fundit të kompanisë. Duket se transmetimi do të jetë para regjistruar pasi kompania nuk ka përmendur ndonjë transmetim të drejtpërdrejtë. NVIDIA pritet të zbulojë të paktën dy karta grafike GeForce bazuar në serinë Ampere. Prezantimi do të mbahet me datë 1 Shator në orën 18.00, me orën tonë.
