You are currently viewing NVIDIA shpall zyrtarisht kartat RTX 3070, 3080 dhe 3090

NVIDIA shpall zyrtarisht kartat RTX 3070, 3080 dhe 3090

Gjatë prezantimit të gjeneratës së re nga NVIDIA është zyrtarizuar seria e re RTX 30, me kartat RTX 3070, 3080 dhe 3090. RTX 3070 e pajisur me 8 GB memorje GDDR6 pritet gjatë muajit Tetor të këtij viti, RTX 3080 do të jetë e disponueshme më 17 Shtator, ndërsa RTX 3090 e cila duhet të garantojë rendiment deri në 50% më shumë në krahasimi me TITAN RTX, pritet më 24 të të njëjtit muaj.

NVIDIA konfirmoi se seria e bazuar në arkitekturën Ampere është prodhuar në teknologjinë e procesit Samsung 8nm. Të gjitha kartat GeForce RTX 30 paraqesin bërthama Ray Tracing të gjeneratës së dytë, bërthama Tensor të gjeneratës së tret dhe ndërfaqen PCIe 4.0.

NVIDIA gjithashtu shpalli dhe disa teknologji të reja si NVIDIA Reflex e cila garanton 50% me pak lag ne lojërat esport. Ekranet NVIDIA G-SYNC eSports me rifreskim 360Hz. NVIDIA Broadcast për të gjithë ata që merren me transmetime direkt në platforma si Twitch etj. Ansel tashmë ka përparuar në ‘Omniverse Machinima’, e cila ju mundëson të krijoni skena kinematografike duke përdorur asetet e lojërave.

Gjatë ngjarjes u njoftua gjithashtu se beteja e famshme royale e Epic Fortnite do të mbështesë Ray Tracing dhe DLSS. Cyberpunk 2077 i shumëpritur gjithashtu u shfaq gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, me një video të re kushtuar Ray Tracing.

Poshtë gjeni dhe specifikimet e plota.

NVIDIA GeForce RTX 30 Series Specifications
VideoCardz.com RTX 3090 RTX 3080 RTX 3070
GPU 8nm GA102-300 8nm GA102-200 8nm GA104-300
Board PG132 SKU 30 PG132 SKU 10 PG142 SKU 10
CUDA Cores
10496
8704
5888
Boost Clock
1.70 GHz
1.71 GHz
1.73 GHz
FP32 Perf.
35.7 TFLOPS
29.7TFLOPS
20.4TFLOPS
Memory
24GB G6X
10GB G6X
8GB G6
Memory Clock
19.5 Gbps
19 Gbps
TBC
Memory Bus
384-bit
320-bit
256-bit
Bandwidth
936 GB/s
760 GB/s
512 GB/s
TGP
350W
320W
220W
MSRP
$1499
$699
$499