Pas zërave të shumtë të fund javës së shkuar, Nvidia ka shpallur zyrtarisht serinë e re të kartave grafike GeForce RTX.
Në evenimentin GeForce Gaming Celebration që u mbajt në Këln të Gjermanisë, presidenti i Nvidia-s, Jensen Huang, prezantoi tre modele të serisë së re Turing, GeForce RTX 2080 Ti, GeForce RTX 2080 dhe GeForce RTX 2070.
Pa u futur thellë në detaje, ajo që bie në sy është se modelet referencë, pra kartat grafike nga vet Nvidia vijnë me dy ventilator.
Për specifikimet e plota dhe çmimin e sugjeruar nga Nvidia shikoni tabelën më poshtë.
Siç u tha gjatë shpalljes së kartave profesionale Quandro, gjurmimi i rrezeve është një nga karakteristikat kryesore të arkitekturës Turing.
Plot 21 lojëra do të mbështesin teknologjinë e re NVIDIA RTX që funksion vetëm me kartat e reja GeForce RTX.
Emra si: Battlefield V, Shadow of the Tomb Raider, Final Fantasy XV, PlayerUnknown’s Battlegrounds, ARK: Survival Evolved e shumë të tjerë.
GeForce RTX 2080 Ti dhe RTX 2080 janë në dispozicion për porosi duke filluar nga sot, por nuk do të ketë stok deri më 20 Shtator.