NVIDIA shtyn datën e daljes në treg të GeForce RTX 3070

NVIDIA shtyn datën e daljes në treg të GeForce RTX 3070

NVIDIA ka shtyrë daljen e kartës së saj grafike GeForce RTX 3070 me dy javë. Kompania ka përditësuar informacionin në faqen e saj, kartat do të jenë në dispozicion për shitje në 29 Tetor. Dalja në treg do të vijë saktësisht një ditë pas prezantimit të AMD, ku do të shfaqet seria e re Radeon RX 6000. Interesant është se karta do të dalin dy muaj pas njoftimit fillestar, çka është e pazakontë për NVIDIA-n. NVIDIA GeForce RTX 3070 është modeli i parë desktop i bazuar në çipin GA104. Kjo kartë do të ketë 5888 bërthama CUDA dhe 8 GB memorje GDDR6 (jo-X). Karta reklamohet si më e shpejtë se GeForce RTX 2080 Ti por mbetet për tu parë.