NVIDIA Super është rifreskimi i GeForce RTX 2060 2070 dhe 2080?

NVIDIA Super është rifreskimi i GeForce RTX 2060 2070 dhe 2080?

Që nga publikimi i videos ‘diçka super po vjen’ në Maj të këtij vit kureshtja ka qenë e madhe rreth çka mund të jetë kjo gjë ‘super’.

E vërteta është se kartat RTX nuk kanë ecur mirë në treg  për shkak të çmimit të lartë për GeForce RTX 2070, 2080 (Ti) ndërsa RTX 2060 ka një alternativë  GTX 1650 dhe 1660. Pra, çfarë mbetet ?, rifreskim. Kjo pasi Nvidia nuk do të jetë në gjendje të nxjerr një kartë të re në treg këtë vit, pasi proçesi 7nm nga Samsung nuk do të jetë gati para 2020, dhe me ardhjen e AMD Navi në treg këtë Korrik rifreskimi i serisë aktuale është e vetmja mundësi për Nvidia-n për të konkurruar këtë vit.

Por çfarë janë këto kartat Super? Sipas zërave më të fundit nga një forum Kinez, thuhet se RTX 2080 Super do të ketë çipin  TU104 me 3.072 shader në dispozicion, kjo do të ishte e njëjtë me modelin profesional Quadro RTX 5000, dhe memorje pak më e shpejtë GDDR6 . RTX 2070 Super pritet të kalojë nga çipi TU106 në një variant  më të madh të çipit TU104 për të ofruar më shumë shader me memorjen e pandryshuar. 

Poshtë gjeni dhe tabelën provizore me specifikimet sipas zërave,, njoftimet zyrtare priten më 21 Gusht, gjatë Gamescom 2019, edhe pse thuhet se kartat do të dalin në treg në mesin e Korrikut.

RTX 2080 Super RTX 2080 RTX 2070 Super RTX 2070 RTX 2060 Super RTX 2060
GPU TU104-450 TU104-400 TU104-410 TU106-400 TU106-410 TU106-200
Shaders 3072 2944 2560 2304 2176 1920
Mem 8 GB of GDDR6
16 Gbps
8 GB of GDDR6
14 Gbps
8 GB of GDDR6
14 Gbps
8 GB of GDDR6
14 Gbps
8 GB of GDDR6
14 Gbps
6 GB of GDDR6
14 Gbps