NVIDIA sot do të nxjerrë driverin 337.50 Beta për GeForce

NVIDIA sot do të nxjerrë driverin 337.50 Beta për GeForce

NVIDIA që të përballojë AMD Mantle duhet të bënte ndonjë mrekulli që të rrisë performancën e kartave të saj. Gjithsesi ky nuk ka qenë problem për gjigandin jeshil, i cili ka treguar edhe më parë që mund të bëjë me të vërtetë mrekulli me driverat. GeForce 337.50 Beta është driveri i ri që pritet të dalë shumë shpejt në faqen zyrtare të NVIDIA i cili do japë performance shumë të lartë (të paktën pë GTX 780 Ti) në lojëra të optimizuara për Mantle, por duke ndejtur në Direct3D, ndryshe nga AMD. Disa shembuj rritje janë: deri në 64% në Total War: Rome II, deri në 21% në Star Swarm dhe deri në 10% në Metro: Last Light.

Shkarkojini driverat tek Geforce.com