Pas thashethemeve të shumta rreth kartës grafike GTX 1080Ti pritesh që në CES 2017 Nvidia të zyrtarizonte ekzistencën e kësaj karte, mirë po kjo nuk ndodhi.
Shefi i Nvidia Jen-Hsun Huang doli në skenën e Nvidia Keynote në CES 2017 dhe njoftoj zyrtarisht për zgjerimin e programit GeForce Now, [aktualisht për Android] në Pc dhe Mac.
GeForce Now u jep mundësin lojtarëve me PC me rendiment të ulët, apo Mac, të luajnë lojërat e fundit në maksimumin e grafikes fal teknologjisë Cloud.
Gjithsesi Ky shërbim on-demand ka koston e tij dhe është i kripur, për 20 orë lojë tarifa është 25$.
Çmimit të kripur i shtohet fakti që lojërat duhen blerë nga Steam, Origin, Uplay, apo shitës të tjerë Online.
Pra funksioni i vetëm i GeForce Now është ai i emulimit të Hardware-it.
GeForce Now pritet të dalë nga Marsi i 2017, do të jetë interesant se si do të eci ky projekt pasi konkurrenca si p.sh LiquidSky ofron diçka të ngjashme prej muajsh dhe pa pagese, por është ende në beta.