Në fillim të këtij Muaji një betejë e fortë shpërtheu midis shtëpisë botuese “Take Two” e cila gëzon të gjitha të drejtat e autorit për lojërat Rockstar Games dhe komunitetit të moding në PC.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Kjo pasi Take Two vendosi të mbyll një nga mbështetësit kryesor të moding në GTA, OpenIV, me motivacionin që prekte aspektin online të lojës dhe lehtësonte piraterinë.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Që prej këtij momenti u tha dhe u bë shumë, duke filluar nga peticionet e deri në video “emocionale” si kjo më poshtë:,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Por ajo që lëkundi vërtet “Take Two” si pas mendimit tonë janë vlerësimet e përdoruesve në Steam që në pak ditë nga pozitiv e ndryshuan vlerësimin e përgjithshëm në të përzierë si pasoje të vlerësimeve negative të fundit.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Mesa duket tani OpenIV ‘funksionon siç duhet’, kështu që ekipi i OpenIV ka zgjidhur problemet e tij me “Rockstar Games” dhe ka publikuar një version të ri të modit të tij.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Pak kohë më parë, Rockstar Games ka deklaruar në një komunikatë në të cilën pohon se “Take Two” në përgjithësi nuk do të ndërmarrë veprime ligjore kundër projekteve të palëve të treta që përfshijnë lojërat për PC të Rockstar të bazuara në single player jo komercial dhe që respektojnë pronësinë intelektuale.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Për të instaluar versionin e ri të OpenIV do të duhet të nisni OpenIV, zgjidhni “uninstall later”, kliko GTA V PC dhe do të informoheni për një perditësim të ri.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Në një video të realizuar nga GTA Series, një nga portalet kryesorë të moding, sqarohet qartë se politikat e “Rockstar Games” ndaj moding nuk kanë ndryshuar, por qasja e tyre ndaj atyre që dëmtojnë eksperiencën e lojtarëve online është bërë më agresive.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
