Paketimi fizik i Metro Exodus fsheh logon e Steam me një afishe të Epic Games

Paketimi fizik i Metro Exodus fsheh logon e Steam me një afishe të Epic Games

Drama që rrethon Metro Exodus vazhdon të bëjë bujë edhe në ditën e daljes në treg të lojës. Deep Silver botuesi i lojës vendosi të tërheq Metro Exodus nga Steam në favor të një marrëveshje ekskluzive 1-vjeçare me Epic Games. Nëse e keni ndjekur dramën ky është  informacion publik tashmë. Gjithashtu, spekulohej se marrëveshja ishte e minutave të fundit duke pasur parasysh që shitësit e tjerë fillimisht kishin para-porositur çelësat për Steam. Ky spekulim duket të jetë i vërtetë tashmë, pasi paketimi fizik i lojës ka dalë me logon e Steam e mbuluar nga një afishe e Epic Games.
Por pyetja tashmë shtohet, ç’ka do të ndodh me kopjet fizike të lojës pas afatit 1-vcjecarë të marrëveshjes? Do të vazhdojë të ofrohen çelësat  për Epic Games apo do të kalojnë në Steam?
Për një lojë të kalibrit të Metro Exodus një dalje kaq e trazuar në treg është e pa pranueshme.