You are currently viewing Pamje Ekskluzive Të AMD Radeon R9 295X2

Pamje Ekskluzive Të AMD Radeon R9 295X2

Specifikimet e AMD Radeon R9 295X2

AMD Radeon R9 295X2  është shtesa më e fundit e AMD tek seria 200. Është i pari dual GPU bazuar në arkitekturën Hawaii dhe është e përbërë nga 2 bërthama të plota me 5632 SPU (Stream Processor Units), 352 TMU (Texture Mapping Units) dhe 128 ROPs.

Versioni bazë R9 295X2 është i pajisur me 8 GB GDDR5 me dy buse 512-bit, bërthamë 1018MHz dhe memorja është 5GHz efektive (1250 MHz).

Specifikimet e AMD Radeon R9 295X2
AMD Radeon
R9 295 X2
AMD Radeon
R9 290X
GeForce GTX
TITAN Z
GeForce
GTX 780 Ti
Kodi GPU Vesuvius
Modeli GPU 2x Hawaii XT Hawaii XT 2x GK110-400 GK110-425
Bërthama 2x 2816 (5632) 2816 2x 2880 2880
TMUs 2x 176 (352) 176 2x 240 240
ROPs 2x 64 (128) 64 2x 48 48
Memorja 2x 4GB (8GB) 4GB 2x 6144 MB 3072
Bus Memorje 2x 512b 512b 2x 384b 384b
Frekuenca e bërthames 1018 MHz 1000 MHz 875 MHz
Frekuenca e memorjes 1250 MHz 1250 MHz 928 MHz
Konektorë korenti 8pin + 8pin 8pin + 6pin 8pin + 8pin 8pin + 6pin
Fuqia TDP 500W 250W 250W
Hedhur ne treg 8 Prill 2014 24 Tetor 2013 Prill 2014 7 Nentor 2013


Fuqia elektrike e AMD Radeon R9 295X2

Radeoni i ri është i pajisur me 2 konektorë 8-pin, që normalisht është i bollshëm për të furnizuar kartën pa ndonjë bllokim. Përsa i përket dizenjos së korentit nga foto e PCB duket një konfigurim me 5+1 faza për GPU, pak a shumë konfigurimi i pritshëm për një bord dual-Hawaii.

Projekti Hydra: AMD Radeon R9 295X2 me ftohje hibride

R9 295X2 është e para kartë grafike referencë me ftohje me ujë. Ashtu si ASUS ARES II kemi një radiator të kompanisë ASETEK. Vetë radiatori i 295X2 vjen me 1 freskues 120mm të vendosur por kjo nuk ndalon asnjë nga ne të vendosë një të dytë ose ti zëvendesojë me ndonjë model tjetër sipas deshirës.

Radiatori lidhet me 2 tuba 38cm me pompat. Ftohësi i kartës mat 30.5cm gjatësi dhe përmban një freskues të vetëm në mes. Freskuesi i kuq dhe logo në mes janë të vetmit identifikues që kjo kartë është e AMD sepse nuk ka më ngjyrë të kuqe në asnjë vend tjetër. Gjithsesi këto pjesë të kuqe janë të ndricuara.

AMD Radeon R9 295X2 e ndërtuar për rezolucion 4k

Ultra HD është një pikë kyce për AMD, e cila po bën maksimumin për ta reklamuar atë sepse GPU-të e tyre Hawaii janë më te mirë se NVIDIA për shkak të busit 512bit. Ata kanë vendosur 4 mini-DisplayPort dhe një dalje Dual DVI-D tek R9 295X2. Kjo është një zgjidhje shumë e mirë për atë që kanë shumë ekrane sepse nuk do të kenë  nevojë për adaptorë të tepërt.

Performanca e AMD Radeon R9 295X2 

AMD ka ndarë më në një grafik me performancën e 295X2 në 3DMark Fire Strike. Ne këtë benchmark 295X2 ka mbi 60-65% më shumë performancë se R9 290X.

Data e daljes së AMD Radeon R9 295X2

AMD Radeon R9 295X2 do të dalë në treg në datën 8 prill, fatkeqësisht çmimi zyrtar nuk është i njohur por sipas disa spekulimeve pritet rreth 1400-1500€.

Marrë nga VideoCardz.com