Këto syze u panë për herë të parë në CES dhe projektimi ishte mbresëlënës.
Syzet u testuan nga Nishikaëa Zenji dhe ai tha që efekti HDR ishtë shumë më përfshirës se në TV.
Syzet suportojnë një rezolucion UHD dhe 120 Hz. Pesha e tyre momentalisht është 250g-300g por kompania synon për një peshë 150g.
Këto syze nuk kanë nevojë për fuqi procesorike pasi lidhen direkt me PC dhe funksioni i tyre i vetëm është të paraqesin imazhin tek sytë tanë.
Duke qenë se projektimi i këtyre syzeve është relativisht më i vogël dhe i lehtë se sa pajisjet e tjera VR i bën këto pajisje më të vështira për tu vendosur tek personat që kanë syze optike.
Për momentin këto pajisje janë në fazë prototipi por e ardhmja duket e ndritshme.