Padyshim loja indie e vitit!
PlayerUnknown’s Battlegrounds, nga dalja e saj në Mars e deri sot ka shitur bukurinë e 10 milionë kopjeve!
Jo keq për një loje që është akoma në fazë beta.
Më pak se një muaj më parë, raportoheshe shitja e 7 milionë kopjeve, që do të thotë se tre milionë të tjera janë shitur që nga Gushti.
Një tjetër fakt interesant është ai i prezencës së lojtarëve online.
Nga të dhënat e Steam, Battlegrounds mundi Dota 2 me 878,000 lojtarë disa javë më parë, pastaj vazhdoj të thyej rekorde e tij personal në mbi 970,000 lojtarë.
Dota 2 vazhdon ende të mbaj rekordin absolut të prezencës së lojtarëve online e regjistruar në 2016, me 1,921,328 lojtarë në lojë.
Burimi: Game Informer