Faktikisht është shumë vonë për t’ju bezdisur me lajme mbi kompjuterat por sot e tepruam me lajme mbi NVIDIA-n dhe kishim hall mos mërzitej AMD. Gjithsesi flasim për diçka jashtë të zakonshmes prandaj dhe ky lajm po vjen në një orar të jashtëzakonshëm. Duke qënë se ka disa kohë që ka dalë R9 295X2, bisha e AMD, normalisht pritej që për pak kohë të dilnin versionet jo referencë me ndonjë ekstra. Por duke qënë se vetë AMD kishte bërë një punë të shkëlqyer, duhej që versioni jo referencë të ishte super i veçantë. Prandaj po ju prezantojmë PowerColor Devil13…
Freskuesi është diçka e re për PowerColor dhe nuk ka detaje më shumë mbi to. Gjithsesi këto gjëra i kemi edhe tek ASUS dhe MSI, por kur të dalë do të shohim tamam se çfarë efekti do të kenë në ftohje.
Në pamje të parë nuk ka ndonjë gjë të veçantë që të thuash wow, por po të kalojmë në anët e tjera dalin qartë në pah:
PowerColor ka përdorur një dizajn me 3 slote, duke qënë se ka vendosur të punojë me një ftohës vetëm me ajër. Fut në llogari edhe pllakën e mbrapme (backplate) dhe ke një gjë akoma më të madhe.
Pllaka e mbrapme. – Do të shkruaj një dizajn i mrekullueshëm.
Kalojmë tek ana më interesante. Këtu dallohet diçka “e tepërt” do thoja. Karta ka nevojë PËR 8 KORENTE 8-PINNNNNNNNNNN. Kjo është gjëja më ekstreme që mund të më kenë parë sytë ndonjëherë. Me një llogari të trashë kjo kartë arrin të thithë nga ushqyesi deri në 675 WATT. Kjo kartë mund të arrijë të thyejë disa rekorde të çmendura. Në duart e duhura dhe me pak nitrogjen (azot) të lëngshëm, kjo kartë do jetë e frikshme.
Kjo kartë është akoma larg nga të qënit në treg por mund të presim ne javët në vazhdim të shohim detaje të reja mbi të. Çmimi është akoma i panjohur.
Burimi Hardware.info