Vazhdon të ketë rrjedhje të shumta informacioni rreth proçesorëve Kaby Lake, dhe në veçanti i7-7700K tashmë që vetëm javë na ndajnë nga dalje e tij zyrtare në treg.
Mesa duket i7-7700K operon në temperatura shumë të larta jashtë frekuencave të specifikuara, shkaku është aplikimi i pastës jo cilësore midis çipit dhe kapakut mbrojtës.
Ky nuk është lajm i ri për proçesorët Intel, pasi ky trend ka vazhduar nga Ivy Bridge [i7-3770k] e lart.
Për ti ardhur rrotull këtij problemi përdoret një teknik e quajtur ‘Delid’, me pak fjalë, heqja e kapakut dhe riaplikimi i pastës.
Ky proçes është shumë delikat dhe mund të çojë në demetin e vet proçesorit.
Foto: Delidded Core i7 7700K.
Një Overclocker në Forumin e AnandTech postoj disa rezultate shumë interesante rreth i7 7700K.
Me një modifikim në voltazh prej 1.344 ai arriti të shtyjë frekuencën në 5 GHz, mirë po pas disa sekondash në Prime95, [një program që shërben për të stresuar CPU-n] temperaturat u rritën me +90c.
Pas i bëri Delid temperatura në bërthamën më të nxehtë ra në 64c.
i7 7700K u testua në një bord Z170, dhe me ftohës uji NZXT Kraken X62.