You are currently viewing Proçesorët “Coffee Lake” nuk do të mbështesin bordet aktuale me çipset të serisë 200

Proçesorët “Coffee Lake” nuk do të mbështesin bordet aktuale me çipset të serisë 200

Ditët e fundit është krijuar konfuzion në lidhje me ardhjen e proçesorëve me 6-berthama “Coffee-Lake” rreth përputhjes me bordet aktuale si seria “Z270”.
Edhe pse përdor të njëjtën fole mesa duket Coffee Lake nuk do të mbështes bordet aktuale, konfirmimi vjen nga prodhuesi i bordeve ASRock.

Mbetet një mister pse Coffee-Lake nuk mund të përdoret në bordet Z270 pasi ASRock nuk ka komentuar më tej.
Thuhet se proçesorët e rinj nga Intel, Coffee-Lake do të prezantohen diku nga Gusht-Shtator.
I supozuari i7 8700K do të ketë një TDP prej 95vat, frekuencë bazë 3.7GHz dhe turbo 4GHz për modelet me 6 dhe 4 berthama dhe 4.2GHz për modelet dual-core.