You are currently viewing Prodhimi në masë i kartave ‘Turing’ pritet të nis në tremujorin e tretë të këtij viti.

Prodhimi në masë i kartave ‘Turing’ pritet të nis në tremujorin e tretë të këtij viti.

Pavarësisht se ende nuk mbështetet nga një deklaratë zyrtare, kartat grafike ‘Turing’ nga NVIDIA, priten të zbulohen në GTC 2018 midis datave 26 dhe 29 Mars.
Bëhet fjalë për karta grafike të dedikuara për mining, një përpjekje kjo nga NVIDIA për ti dhënë frymë tregut të PC gaming.
Sipas raportit më të fundit nga DigiTimes, NVIDIA pret një ulje të kërkesës për karta grafike këtë vit. Në një përpjekje për të zgjatur jetëgjatësinë e kartave grafike aktuale, prodhimi në masë për ‘Turing’ nuk do të fillojë deri në tremujorin e tretë të këtij viti.
Burimet rreth industrisë kanë zbuluar gjithashtu se NVIDIA diskutojë me partnerët e saj për situatën aktuale.
Me pak fjalë, partnerët e NVIDIA-s tani u ndalohet promovimi i aktiviteteve që kane lidhje me mining, dhe shitja e kartave grafike të konsumit tek miner-at.