Producenti i Tekken 7 fajëson Denuvo-n për luhatjet e FPS në PC

Producenti i Tekken 7 fajëson Denuvo-n për luhatjet e FPS në PC

Në një Tweet, Katsuhiro Harada, përgjegjësi i serisë Tekken, ka thënë se problemet me FPS të raportuara nga lojtarët në versionin PC të Tekken 7 janë për shkak të Denuvo-s.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Harada ka shpjeguar se “luhatjet e FPS ndodhin gjatë veprimeve të disa personazheve, si Shakunetsu Hadouken i Akuma-s” dhe se “ulja e opsioneve të grafikës nuk do të zgjidhte gjë” pasi “problemi” qëndron tek “programi kriptografik”, Denuvo, i cili nuk përmendet drejtpërdrejt nga Harada.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Megjithatë, Harada, theksoj se një rregullim është nën punim, dhe do të dalë me përditësimin e ardhshëm të lojës.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Sigurisht që nuk është rasti i parë në të cilin Denuvo përmendet për ndikimin e tij në lojërat për PC, duke pasur parasysh se shpesh janë vetëm zëra që hidhen poshtë nga zhvillues e botues të ndryshëm, në këtë rast, ka një rëndësi të caktuar pasi vet zhvilluesi i lojës e përmend direkt si burim i problemeve teknike.