Radeon RX 600 në fund të këtij viti?

Radeon RX 600 në fund të këtij viti?

Një burim mjaft i besueshëm në të kaluarën në forumet e Chiphell thotë se AMD mund të nxjerr një version të ri të Polaris në tremujorin e katërt të këtij viti.
Behet fjalë për Polaris 30, një çip i ri 12nm nga ku pritet 15% më shumë rendiment në krahasim me kartat aktuale RX 570 dhe 580.
Gjenerata aktuale Polaris është ndërtuar me proçesin 14nm FinFET LPP+. kalimi tek 12nm, do të japi mundësin e rritjes së frekuencës, siç po vërehet tek Zen+ për Ryzen 2000.
Edhe Gjermanet e computerbase po flasin në lidhje me Polaris 30, megjithatë, për momenti mbeten vetëm zëra në pritje të ndo një konfirmimi zyrtarë nga vet AMD.