Red Dead Redemption 2 në PC? – Duket të jetë thjesht çështje kohe

Red Dead Redemption 2 në PC? – Duket të jetë thjesht çështje kohe

Që nga shpallja zyrtare e Red Dead Redemption 2, fansat e PC mbetën të zhgënjyer nga mungesa e platformës së tyre të preferuar.
Megjithatë, gjatë kohëve të fundit është folur shumë për një version PC që duket të jetë thjesht çështje kohe, edhe pse asgjë nuk është ende konfrontuar zyrtarisht nga vet botuesi.
Sipas një analisti të tregut, Michael Pachter, Red Dead Redemption 2 do të jetë në dispozicion për PC brenda muajt Prill 2019.
Titulli western i Rockstar Games do të mbërrijë në “PC definitivisht, me shumë gjasa brenda prillit. Nuk jam i sigurt përse po e vonojnë kaq shumë,” ishte komenti i analistit.
Së fundi në aplikacionin ‘Companion’ të Red Dead Redemption 2 janë gjetur disa referenca për një version PC të lojës, dhe opsionet e shumta që do të vinin me të!
Ndërkohë, DigitalFoundry ka spekuluar mbi ç’ka mund të pritet më shumë në grafikë nga një version PC i lojës, duke u bazuar tek puna e kryer me GTA V.