You are currently viewing Red Dead Redemption 2 shpallet zyrtarisht për PC

Red Dead Redemption 2 shpallet zyrtarisht për PC

Rockstar Games shpalli sot daljen e lojës Red Dead Redemption për PC.
Versioni i ri, i shumëpritur nga fansat, është planifikuar për datën 5 Nëntor dhe do të jetë në dispozicion në platforma të ndryshme si: Rockstar Games, Epic Games Store, Greenman Gaming, Humble Store dhe “shitësit e tjerë dixhitalë”. Për saj i përket
Steam, loja do të jetë e disponueshme në Dhjetor.

Duke porositur lojën nga faqja e Rockstar Games do të përfitoni falas Premium Edition, ndërsa Special dhe Ultimate me 20$ ulje, si dhe  dy lojëra falas nga lista e më poshtme. Oferta është e vlefshme deri më 22 Tetor, porosit do të hapen me 9 Tetor, data ku do të zbulohen  dhe kërkesat e sistemit.

Grand Theft Auto III
Grand Theft Auto: Vice City
Grand Theft Auto: San Andreas
Bully: Edicioni i Bursave
L.A. Noire: Edicioni i plotë
Max Payne 3: Edicioni i plotë