Rifreskimi Polaris 30 –  Radeon RX 590 në 12nm konfirmohet nga një editor Gjerman

Rifreskimi Polaris 30 – Radeon RX 590 në 12nm konfirmohet nga një editor Gjerman

Ka kohë që flitej për një tjetër rifreskim të Polaris nga AMD.
Po ndryshe nga ç’ka pritej, AMD do të nxjerr një model të ri të serisë aktuale 500 dhe jo rifreskimin e tërë serisë në një të re 600.
Editori Gjerman, Andreas Schilling, ka postuar dy foto në Twitter të paketimit që tregon disa veçori dhe emrin e produktit Radeon RX 590.

Praktikisht tani është konfirmuar se Radeon RX 590 është reale dhe jo thjeshtë një thashethem.
Siç flitej RX 590 do të bazohet në prodhimin FinFET 12. Çmimi i sugjeruar i shitjes [për Amerikën] është 300 dollarë.
Ky është i treti rifreskim që AMD i bën arkitekturës Polaris, nga ku edhe emri Polaris 30.