You are currently viewing Rifreskimi Polaris – RX 500X zbulohet të jetë vetëm për OEM

Rifreskimi Polaris – RX 500X zbulohet të jetë vetëm për OEM

Kohët e fundit qarkullonin disa zëra rreth ritheksimit të serisë RX 500, AMD ka konfirmuar këto zëra tashmë nga faqja e tyre zyrtare.


Siç flitej në për internet, bëhet fjalë për rifreskimin e serisë RX 500 e destinuar për PC-t OEM [Prodhuesi origjinal i pajisjeve], dhe laptop.
Po thuajse e gjithë seria është një rifreskim direkt, vetëm RX 550X duket se ka marrë një përmirësim në frekuencat e bërthamës kundrejt modelit të shkuar, nga 1183 MHz që ishte, tashmë është 1287 MHz.
Megjithatë, për përdoruesit e rregullt që blejnë veçmas kartën grafike, seria e re X nuk ofron asgjë pasi palët e treta si: SAPPHIRE, XFX, PowerColor, etj. Nuk do të nxjerrin asnjë model të personalizuar të kësaj serie.