You are currently viewing Rockstar Games zbulon kërkesat e sistemit për Red Dead Redemption 2

Rockstar Games zbulon kërkesat e sistemit për Red Dead Redemption 2

Me një postim në blogun e tyre Rockstar Games ka zbulon kërkesat e sistemit për Red Dead Redemption 2, si dhe përmirësimet grafike në krahasim me versionin Console. Siç ndodhi disa vjet më parë me GTA V, edhe RDR 2 do të shfrytëzojë potencialin e platformës.

Përmirësimet përfshijnë: horizont vizual më të gjerë, ndriçim global me cilësi më të lartë si dhe okluzion superior të ambientit për të përmirësuar shfaqjen e dritës së ditës dhe natës. Dëbora në tokë gjithashtu do të përmirësohet, si dhe rezolucioni i hijeve në të gjitha distancat. Texturat do të kenë tesalacion të lartë për të përcaktuar sa më realisht  sipërfaqen e pemëve, barit, dhe qimeve të kafshëve.
Është e garantuar mbështetja për rezolucione HDR, 4K dhe më lart, konfigurime me shumë monitor, ekran widescreen si dhe FPS më të larta se versionet e Console.

Kërkesat janë si më poshtë..

Kërkesat minimale:

  • OS:  Windows 7 – Service Pack 1 (6.1.7601)
  • CPU:  Intel Core i5-2500K / AMD FX-6300
  • Ram:  8GB
  • GPU:  Nvidia GeForce GTX 770 2GB / AMD Radeon R9 280 3GB
  • Hapësira e kërkuar:  150GB
  • Karta e zërit:  DirectX compatible

Të këshilluarat:

  • OS:  Windows 10 – April 2018 Update (v1803)
  • CPU:  Intel Core i7-4770K / AMD Ryzen 5 1500X
  • Ram:  12GB
  • GPU:  Nvidia GeForce GTX 1060 6GB / AMD Radeon RX 480 4GB
  • Hapësira e kërkuar:  150GB
  • Karta e zërit:  DirectX compatible