You are currently viewing Rrjedh data e daljes në treg e Proçesorëve intel Alder Lake

Rrjedh data e daljes në treg e Proçesorëve intel Alder Lake

Intel do të prezantoj gjeneratën e dymbëdhjetë të Proçesorëve desktop Alder Lake në 27 Tetor. Kjo është data e embargos që është shënuar në dokumentin që ka rrjedhur sot. Vlerësimet dhe dalja në treg  e produkteve janë planifikuar për datën 4 Nëntor. Kjo rrjedhje konfirmon zërat e më parshëm rreth prezantimit dhe daljes në treg të produkteve. 

Për më tepër, skedarët listojnë se cilat SKU do të shpallen këto ditë, duke konfirmuar një zë tjetër se Intel do të shtojë fillimisht vetëm serinë K dhe KF të gjeneratës së dymbëdhjetë.

Produktet që do të dalin në Nëntor: 

  • Core i9-12900K dhe 12900KF,
  • Core i7-12700K dhe 12700KF,
  • Core i5-12600K dhe 12600KF,
  • Intel Z690 çipset.

Nuk ka as një gjurmë të çipseteve H670, B660 dhe H610 as ndonjë përmendje të SKU-ve 65W dhe 35W siç janë seria Core non-K dhe T.