You are currently viewing Rrjedh fotoja e ASUS GeForce RTX 3080 Ti ROG STRIX?

Rrjedh fotoja e ASUS GeForce RTX 3080 Ti ROG STRIX?

A është kjo karta e ardhshme GeForce RTX 3080 Ti nga ASUS? Fotografia (e cila fillimisht ishte me rezolucion shumë më të ulët) tregon një model të ri të markës ROG STRIX me etiketën 3080 Ti. Shkrimi në gjuhën Kinezes thotë “gjenerata e re ROG STRIX”.  Thuhet se fotoja vjen nga provat e brendshme të dizajnit, kështu që shansi që mund të jetë e vërtet është i lartë. Sidoqoftë kjo mund të mos jetë modeli përfundimtar, por një nga shumë konceptet. Edhe pse me të njëjtin sistem ftohës me tre ventilator,  karta duket shumë e ndryshme nga modeli aktual i RTX 2080 Ti.