Battlefield Hardline
Loja e re që do dalë nga seria Battlefield i rikthehet stilit te vjetër të lojerave hajduti-polici ndryshe nga stili standart ushtarak me të cilin jemi mësuar që në fillim. Tani në fakt shumë fansa mund të zhgënjehen nga ky inovacion i momentit dhe mund të ndihen jashtë zonës së tyre të komfortit. Megjithatë mesa shikohet edhe nga “trailer-i” që ka dalur në mënyrë mafioze të paautorizuar, duket se është një seri e veçantë e serisë Battlefield që nuk ka lidhje me seritë me të cilat jemi mësuar. Eshtë pak a shumë e njëjta situatë si me Call Of Duty ku seria Modern |Warfare nuk ka aspak lidhje me serine Black Ops. Kështuqë mblidheni veten dhe mos filloni të shani sa andej këtej 😛 edhe sepse pra Battlefield 4 dhe Battlefield OMAHA janë dy seri të ndryshme që nuk duket se kanë ndonjë lidhje njëra me tjetrën.
Për më shume shikoni trailerin. Kini parasysh qe ky trailer nuk duhet të ishte online keshtuqë shikojeni sa nuk e kanë hequr akoma: