You are currently viewing Rrjedhin fotot e GeForce RTX 3090

Rrjedhin fotot e GeForce RTX 3090

Fotot e kartës grafike të ardhshme nga Nvidia kanë rrjedhur online. Bëhet fjalë për kartën grafike  GeForce RTX 3090, karta duket të jetë vërtet me përmasa të mëdha, të paktën 3 fole. Fotot konfirmojnë modelin e bazuar në rrjedhjet e mëparshme të dizajnit të ftohësit. GeForce RTX 3090 përflitet të jetë çipi GA102-300-A1 i cili ka 5248 shaders të përhapur në 82 SMS, memorja thuhet se do jetë gjithashtu masive  plot 24 GB me ndërfaqeje 384-bit të bazuar në GDDR6X.