Rrjedhin fotot e një karte të re AMD Radeon me memorje GDDR6

Rrjedhin fotot e një karte të re AMD Radeon me memorje GDDR6

Fotot e një bordi PCB të një karte grafike AMD kanë rrjedhur online, me shumë mundësi bëhet fjalë për Navi 10?

Si pas zërave të fundit,  Navi 10 do të prezantohen gjatë E3 2019, midis datave 12 15 qershor dhe do të dalë më 7 Korrik. Navi 10 është menduar të jetë një kartë grafike për shtresën e mesme për të zëvendësuar Polaris (Radeon 570/580/590), e bazuar në fabrikimin 7nm.

Fotot vinë nga forumi Kinez  Baidu, siç mund të shihet tek foleja ku vendoset çipi ndodhen lidhësit me memorjen që duket të jetë GDDR6.

Nga gjurmët e SMT-s në bord kapaciteti i memorjes duket të jetë nga 8 deri në 16 GB. Kombinuar me një bus të hipnotizuar 256-bit dhe frekuencën efektive prej 12 ose 14 GHz, bandwidth total na del  448GB/s . Ka hapësirë për 8 faza dhe një palë lidhës 8-pin. Natyrisht, ky bord mund të jetë vetëm një mostër prove apo edhe një dizajn i bordit që nuk e kemi njohur.