You are currently viewing Rrjedhin fotot e Sapphire Radeon RX 590 8GB Nitro+

Rrjedhin fotot e Sapphire Radeon RX 590 8GB Nitro+

Nuk është sekret tashmë ekzistenca e një tjetër rifreskimi Polaris, karta e quajtur RX 590, u konfirmua nga një gazetar Gjerman pak kohë më parë, sot po shohim modelet e para të realizuara nga partnerët e AMD-s.
Bëhet fjalë për Sapphire, një nga partnerët kryesor të AMD-s, që për rifreskimin Polaris ka preferuar dizajnin aktual me 2 ventilator.
Nga ç’ka tregojnë fotot më poshtë ky model duket të jetë versioni special ‘Special Edition’ i serisë Nitro+.
Fatkeqësisht akoma nuk dihen frekuencat bazë dhe turbo të kartës, me kalimin tek proçesi 12nm do të ketë më shumë vend për rritjeje në krahasim me kartat aktuale [RX 480/580] por ne thelb mbetet e njëjta kartë.
Rendimenti me kalimin tek proçesi 12nm, pritet të jetë 10-15% më i lartë.

Burimi: VideoCardz