Rrjedhin fotot e XFX Radeon RX 5700 XT

Rrjedhin fotot e XFX Radeon RX 5700 XT

Siç ju kemi njoftuar kohë më parë, kartat RX 5700 e partnerëve të AMD’s do të dilnin diku nga Gushti. Disa foto të një karte XFX janë zbuluar online. Karta në fjalë është modeli 5700 XT,  komplet i rindërtuar me një sistem ftohje solid me dy ventilator 10 cm, dhe me bordin PCB komplet të rishikuar. Ky model është mjaft i trashë jo për PC Mini-ITX, mbase është modeli Fatboy? Karta ushqehet nga një lidhës 8-pin dhe një 6-pin.