Rrjedhin rezultatet e para për Ryzen Threadripper 2 – hapen porositë

Rrjedhin rezultatet e para për Ryzen Threadripper 2 – hapen porositë

Bëhet fjalë për Proçesorin me 32-bërthama që AMD pati shpallur kohë më parë, tani i njohur me emrin Ryzen Threadripper 2990WX.
Lajmi vjen nga vet faqja zyrtare e AMD Francë, zbulimin e kreu një përdorues i forumit të Guru3d.
Testi u krye në Cinebench ku Threadripper™ 2990WX arriti 5,099 pikë, dhe Intel i9 7980XE 3,335.

Sistemet e testuar janë si më poshtë.

Për AMD: Për Intel:
AMD Ryzen ™ Threadripper ™ 2990WX. Gigabyte X299 AORUS Gaming 9
Bord i pa specifikuar sTR4 socket X399. Intel Core i9-7980XE
GeForce GTX 1080 me driver (24.21.13.9793). GeForce GTX 1080 me driver (24.21.13.9793)
4 x 8 GB DDR4-3200. 4 x 8 GB DDR4-3200
Windows 10 x64 Pro (RS3). Windows 10 x64 Pro (RS3)
Samsung 850 Pro SSD. Samsung 850 Pro SSD

 

Ryzen Threadripper 2990WX do të dal me 13 Gusht dhe është i disponueshëm për porosi duke filluar që sot, për 1799 dollarë [çmimi i AMD-s]

Ryzen Threadripper 2990WX është ajka e Proçesorëve AMD, me 32-berthama dhe 64-thread, ky mostër vjen me frekuencat bazë 3GHz dhe turbo mbresëlënëse 4.2GHz në të gjitha bërthamat, 64MB L3 cache, dhe TDP prej vetëm 250W.
Përveç 2990WX janë bërë të ditur edhe datat e daljes në treg të Proçesorëve të tjerë të familjes Threadripper 2.
Ryzen Threadripper 2950X do të dal më 31 Gusht, ndërsa Ryzen Threadripper 2970X dhe Ryzen Threadripper 2920X diku nga Tetori.
Për detajet e plota rreth familjes së Proçesorëve Threadripper 2 shikoni tabelën më poshtë, ku janë të rreshtuar sipas radhës: Emri i Proçesorit, numri i bërthamave/thread, frekuencat bazë dhe turbo, kasheja, TDP në vat, data e daljes [August > Gusht, October > Tetor] dhe çmimi [nga AMD].

CPU Cores / Threads Base / Boost clock L3 Cache TDP Launch Price
AMD Ryzen Threadripper 2990WX 32 / 64 3GHz / 4.2GHz 64MB 250W August 13 $1,799
AMD Ryzen Threadripper 2970WX 24 / 48 3GHz / 4.2GHz 64MB 250W October $1,299
AMD Ryzen Threadripper 2950X 16 / 32 3.5GHz / 4.4GHz 32MB 180W August 31 $899
AMD Ryzen Threadripper 2920X 12 / 24 3.5GHz / 4.3GHz 32MB 180W October $649