You are currently viewing Rrjedhin Testet E Para Të APU-s AMD Raven Ridge Ryzen 5 2500U

Rrjedhin Testet E Para Të APU-s AMD Raven Ridge Ryzen 5 2500U

Një faqe e Geekbench me rezultatet për APU-të e ardhshme të AMD-së Raven Ridge sapo ka dalë.
APU-ja në fjalë është Ryzen 5 2500U, e cila përbëhet nga 4-bërthama Zen dhe 8-threads dhe me grafikë Vega.
Sipas Geekbench, Ryzen 5 2500U shënoi 3.561 pikë në testin tek-bërthamë dhe 9.421 pikë në atë me shumë-bërthama.
Në krahasim me gjeneratën e shkuar A12-9800, e cila gjithashtu përdor 4-bërthama (megjithëse e kufizuar në 4-threads) dhe me pothuajse dyfishin e frekuencës (3.8 GHz kundrejt 2 GHz të Ryzen-it), vërejmë +36% rendiment në testin tek-bërthamë, dhe +48% në atë me shumë-bërthama.
Këto rezultate na konfirmojnë edhe një herë arritjet e larta të arkitekturës së re Zen.


Burimi: TechPowerUp