You are currently viewing Rrjedhin testet e Proçesorit të gjeneratës së dhjet intel Core i3-10100

Rrjedhin testet e Proçesorit të gjeneratës së dhjet intel Core i3-10100

Prej vitesh tregu i Proçesorëve ka vuajtur shumë nga pa konkurrenca, kohët e fundit me Proçesorët Ryzen nga AMD gjerat kanë ndryshuar për më mirë ,dhe tani flitet se Proçesorët e gjeneratës së dhjetë Comet Lake nga intel Core i3 do të vijnë për herë të parë me hyper-threading, që historikisht ka munguar në nivelin hyrës të Proçesorëve intel. Një test i zhvilluar në SiSoft Sandra ka rrjedhur online, duke na treguar specifikat e Proçesorit Core i3-10100 i cili vjen me 4-bërthama dhe 8-threads, me një shpejtësi prej 3.6 GHz (mostra inxhinierike). 6MB  L3 cache dhe 1MB L2 cache. Intel duket se po mundëson Multithreading e njëkohshëm (SMT) në mënyrë që të garojë me serinë Ryzen, çka AMD ofron në 99% të Proçesorëve të tyre që janë dhe të zhbllokuar për Overclock.