Interesi është i madh për serinë e ardhshme Ryzen 4000 të bazuar në arkitekturën ZEN2, për platformën mobile. Rrjedhjet e mëparshme tashmë kanë treguar një potencial të duhur për Proçesorin me TDP 15 Watt. Ryzen 9 megjithatë nuk ishte përmendur deri më tani, dhe siç duket Lenovo ka rritur më tej entuziazmin me tregimin e Proçesorit me 8-berthama dhe 16-thread Ryzen 9 4900U. Lenovo pati publikuar një video në YouTube (e cila është zhdukur shpejt), një fletë të dhënash për Yoga Slim 14 ku përmendet mbështetje për Proçesor deri tek Ryzen 9 4900U. Specifikimet nuk dihen ende. Sipas zërave Ryzen 7 4800U do të ketë një turbo prej 4.2 GHz, kështu që AMD Ryzen 9 4900U ka të ngjarë të ofrojë të njëjtin, ose pak më të lartë. Për një platformë laptopë me fuqi të ulët si Yoga Slim, është vërtet mahnitëse. Sigurisht, ekziston mundësia e ndo një gabimi shtypi. Por fakti që videoja u hoq kaq shpejt pa asnjë shpjegim, na bënë të shpresojmë për më mirë.