Sa I Fortë Duhet Të Jetë PC Juaj Për Të Luajtur Watch Dogs

Sa I Fortë Duhet Të Jetë PC Juaj Për Të Luajtur Watch Dogs

WatchDogs më në fund vjen muajin tjetër, pas një pritje që duket sikur kanë kaluar 65 vjet (pak a shumë) të mbushura me fryrje, vonesa, dyshime dhe diskutime. Do të dalë për konsolat e gjeneratës së re dhe të vjetër, por gjithashtu do të dalë edhe për PC. Cfarë lloj PC duhet të keni për ta luajtur?

Më në fund loja doli sot për porosi në Steam, gjithsesi ne e kemi patur në pre-order për njëfarë kohë tashme, por ajo qe tashme eshte e rëndësishme është që parametrat minimale dhe të rekomanduara për ta luajtur janë të konfirmuara dhe të dukshme para gjithë botës.

Minimumi:

Sistemi Operativ: Windows Vista (SP2), Windows 7 (SP1) ose Windows 8 (Kini parasysh që suportohet vetëm sistemi operativ 64-bit.)
Proçesori: Intel Core 2 Quad Q8400 @ 2.66Ghz ose AMD Phenom II X4 940 @ 3.0Ghz
Memorje: 6 GB RAM
Grafika: Kartë grafike DirectX 11 me 1 GB Video RAM – Nvidia Geforce GTX 460 ose AMD Radeon HD 5770
DirectX: Versioni 11
Hard Drive: 25 GB hapësirë boshe
Kartë zëri: Kartë zëri kompatibël me DirectX 9.0c

Rekomandohet:
Sistemi Operativ: Windows Vista (SP2), Windows 7 (SP1) ose Windows 8 (Kini parasysh që suportohet vetëm sistemi operativ 64-bit.)
Proçesori: Tetë bërthama – Intel Core i7-3770 @3.5 GHz ose AMD FX-8350 X8 @ 4 GHz
Memorje: 8 GB RAM
Grafika: Kartë grafike DirectX 11 me 1 GB Video RAM – Nvidia Geforce GTX 560 Ti ose AMD Radeon HD 7850
DirectX: Versioni 11
Hard Drive: 25 GB hapësirë boshe
Kartë zëri: Kartë zëri kompatibël me DirectX 9.0c

 

Parametrat janë shumë të thjeshta për tu kuptuar. Proçesori duket pak i tepërt gjithsesi.

Për kompjutera të gatshëm me Watch Dogs që mund ta luajnë lojën direkt mund të shikoni këtu.