Samsung Do Ti Paguajë Apple 120 Milionë $ Dëme

Samsung Do Ti Paguajë Apple 120 Milionë $ Dëme

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Apple akuzoi Samsung që kishte vjedhur shumë nga patentat e tij, duke pretenduar se gjigandi korean i detyrohej 2 miliardë $. Çështja tashmë është mbyllur dhe:

samsung-galaxy-s5-vs-apple-iphone-5sKëtu keni dhe një foto me rezolucion më te lartë

Samsung është fajtor për thyerjen e patentës nr. 5,946,647 (autocorrect – rregullimi automatik i tekstit).
Samsung nuk është fajtor për thyerjen e patentës nr. 6.847.959 (Kërkimi Spotlight i Apple).
Samsung nuk është fajtor për thyerjen e patentës nr. 7,761,414 (Sinkronizimi i të dhënave).
Samsung është fajtor për thyerjen e patentës nr. 8,046,721 (slide-to-unlock).

Juria vendosi që Samsung i detyrohet Apple 119.6 milionë $ dëme, gjithsesi edhe Apple kishte shkelur disa patenta nga ana e vet dhe juria vendosi që Apple i detyrohet Samsung 158,400$.

Burimi: AndroidCentral