Samsung po punon në një bateri grafeni që ka më shumë kapacitet sesa bateritë aktuale dhe mund të karikohet pesë herë më shpejt.
Instituti i zhvillimit të teknologjisë së Samsung (SAIT), bëri të ditur, siç raporton ZDNet.
Grafeni është cilësuar prej kohësh si një material premtues për të zëvendësuar bateritë aktuale me litium-jon. Krahu i zhvillimit i Samsung Electronics ka sintetizuar me sukses një “top grafene” që mund të përdoret për të rritur kapacitetin dhe shkurtuar kohën e karikimit të një baterie me litium-jon.
Sipas Samsung, kjo teknologji mund të sigurojë një bateri të re smartphoni që do të karikohej në 12 minuta, dhe rritjen e kapacitetit deri në 45%.
Bateria është e qëndrueshme deri në 60 gradë Celsius dhe për këtë arsye mund të përdoret gjithashtu edhe në makinat elektrike.
Është e paqartë për momentin se kur Samsung pret të fillojë prodhimin në masë të kësaj baterie.
