Mesa duket Sapphire nuk po ndalet me NITRO+.
Një variant më i ‘lirë’ i RX Vega 56 është shfaqur në një dyqan Gjerman.
Kjo kartë është pjesë e serisë PULSE, e cila është seria ‘ekonomike’ e Sapphire.
Karta përdor PCB të krijuar nga vet Sapphire, e cila është e mbuluar tërësisht nga sistemi ftohës masiv me dy ventilator.
Ky model vjen me një frekuencë bazë prej 1208 MHz (+52 MHz ndaj modelit referencë) dhe turbo prej 1512 MHz (+41 MHz ndaj modelit referencë). Megjithatë, Pulse do të jetë 60 MHz më e ngadaltë se NITRO+.
Karta aktualisht është e listuar për 789 euro në Alternate.de dhe do të jetë në gjendje në fillim të shkurtit.
