Produkti i fundit i shpallur nga “Seasonic” bën pjesë në serinë “CONNECT” dhe vjen sëbashku me një pajisje qëndrore për kabujt gjithashtu e pajisur me një trup magneti ku mund të vendoset në pjesën metalike mbrapa kasës.
Kjo pajisje bën të mundur ndërlidhje me kabuj më të shkurtër (SATA, PCI-e, CPU, ATX..) pasi nuk ndërlidhen deri tek ushqyesi. Nga vet ushqyesi del vetëm një kabull i cili nxjerr +12V dhe 62A dhe lidhet me pajisjen qëndrore nga ku do të lidhen pajisjet e tjera. Tek kjo pajisje do të bëhen ndarjet e 3.3V dhe 5V.
Produkti i parë që do të hyj në treg është “SSR-750FA 750W” me rendiment “80PLUS GOLD”.
Ushqyesi gjithashtu ka gjashtë funksione për mbrojtje:
-
- OPP(Overload Protection)
- OVP(Overvoltage Protection)
- UVP(Under-voltage Protection)
- OCP(Overcurrent Protection)
- OTP(Overheating Protection)
- SCP(Short Protection)
Një prototip i tillë është shfaqur në “COMPUTEX TAIPEI 2019” por tashmë është gati për prodhim. Pavarësisht kësaj akoma nuk i dimë kostot e shitjes si produkt dhe duke parë që ka edhe një pajisje qëndrore, më shumë mundësi kostot do dalin relativisht më lartë se një ushqyes standart. A ja vlen kjo rritje për estetikën (Pa llogaritur që Seasonic prodhon ushqyes “Premium”)?
Mendimi jonë si staf është “Po”. Estetika dhe thjeshtësia e ndërtimit është një “Plus” shumë i madh për ne, pasi kush nuk dëshiron të shoh një ndërtim të këndshëm për syun dhe pa bërë kompromis në funksionalitet :D.
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |